10 Janar 2025

Shutanovaç: Në veri të Kosovës ka armiq të KFOR-it

Beograd, 18 maj - Duke folur për marrëdhëniet me forcat ndërkombëtare në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç ka thënë se ato janë "konkrete dhe të mira”.

Sipas tij problem është zvogëlimi i përhershëm i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, që nga viti 1999 ndërsa ka shtuar se Serbia kërkon që kjo të mos ndodhë.

"Fatkeqësisht, ne kemi serbë në veri të Kosovës, eksponentë radikalë politikë, të cilat i kanë interesat e tyre për të sulmuar KFOR-in, për t`u treguar atyre se nuk janë të mirëpritur, që të shkojnë, e që ishin gjatë gjithë kohës negativë ndaj KFOR-it. Po të mos e kishim sot KFOR-in, situata do të ishte më e rëndë” theksoi Shutanovaç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)