07 Janar 2025

Shutanovac: Kosova nuk mund të na ndalojë vizitat

Beograd, 10 janar - Prishtina zyrtare nuk mund t′ua ndalojë zyrtarëve shtetërorë të Serbisë që të vizitojnë Kosovën. Ky është qëndrimi i Beogradit me rastin e mesazheve mediatike të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi se Presidenti i Serbisë Boris Tadiq pas vizitës në Deçan dhe fjalimeve politike, më nuk është i mirëseardhur.

Zyrtarët e Beogradit thonë se këtë \"provokim të Kuçit\" e interpretojnë si \"marketing të Prishtinës për përdorim të brendshëm\".

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ia ka deklaurar gazetës \"V.novosti\" se mesazhet e tilla të Prishtinës jo vetëm që nuk i kontribuojnë dialogut të dy palëve, por edhe ngulfasin lirinë e qytetarëve dhe e komplikojnë më tutje jetën në Kosovë, transmeton qik-u shkrimin.

\"Paaftësia e qartë e autoriteteve të Prishtinës për të vendosur një rend demokratik shihet edhe nëpërmjet shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të minoriteteve me kërcënime dhe manipulime konstante. Mesazhi i paqes të cilin presidenti Tadiq e adresoi nga Deçani ka hasur në dënimin vetëm e atyre të cilëve paqja nuk është në interes sepse janë mësuar të notojnë vetëm në ujërat e turbullta\", ka thënë Shutanovac.

Duke iu referuar shpjegimeve të qeverisë së Serbisë, gazeta në fjalë shkruan se zyrtarët shtetërorë të Serbisë nuk ua paralajmërojnë autoriteteve të Prishtinës ardhjen e tyre në Kosovë, as që nga ata kërkojnë \"leje\" për të hyrë në \"linjat administrative\".

Procedurat para shkuarjes në Kosovë jepen disa ditë para se për këtë të njoftojnë përfaqësuesit e misionit ndërkombëtarë në \"krahinë\", për të siguruar një përcjellje adekuate dhe ndihmë logjistike, shkruan kjo gazetë serbe.

\"Prishtina nuk mund të bëjë absolutisht asgjë. Çështjen e gjoja ndalimit të hyrjes në Kosovë autoritetet e Kosovës e kanë ngritur deri më tash shumë herë dhe kjo është kryekëput në funksion të pikave politikaneske\", ka thënë Milivoje Mahajlloviq, drejtor i Zyrës qeveritare për bashkëpunim me media.

Ai ka sqaruar se funksionarët serbë para se të nisen në rrugë për Kosovë për planet e tyre e informojnë Ministrinë serbe për Kosovën, e cila ua përcjell informacionet EULEX-it dhe KF0R-it, thotë Mihajlloviq, duke shtuar se \" Prishtina nuk ka as mundësi as mekanizma për të penguar ardhjen e zyrtarëve të Beogradit\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)