Shuarja e gjashtë e botës po vjen
Londër, 2 qershor - Ekspertët paralajmërojnë se shuarja e gjashtë e madhe po vjen, ku speciet do të vdesin dhjetë herë më shpejt se sa ishte parashikuar më parë nga biologët.
Stuart Pimm,i Universitetit të Dukës, është studiuesi kryesor i këtij projekti dhe beson se njerëzit duhet të veprojnë tani për të ngadalësuar procesin, thotë që ne jemi në prag të zhdukjes së gjashtë.
Studimi, i cili u botua në gazetën Shkenca, shikon normën e vdekjes së specieve që do të vijë nga kjo shuarje e tokës, ku 1000 në 1 milion specie zhduken çdo vit, një raport ky i cili është më i lartë se raporti 100 në 1 milion, që ishte parashikuar fillimisht.
Në vitin 1995, Pimm dhe ekipi i tij zbuluan që shkalla e zhdukjes përpara se njerëzit të ekzistonin ishte 1 në 1 milion specie në vit. Dhe me këtë normë 1000 herë më të lartë, ekspertët janë të shqetësuar se norma do të vazhdojë rritjen.
Shqetësimi i tyre konsiston dhe në faktin se një numër i madh i disa lloje kafshësh janë duke shfrytëzuar instinktin e tyre mbrojtës, për shkak se ata vazhdimisht janë nën shënjestrën e njerëzve.
Nga ana tjetër, numri i peshkaqenëve të bardhë të oqeanit është në rënie për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që i vrasin ata. Ekspertët Pimm dhe Jenkins, kanë bërë thirrje për një qasje të re të këtyre llojeve të rrezikuara.
Skuadra e Pimm-it thotë që njohuritë e specialistëve mund tu japin autoriteteve përkatëse mundësinë për të mbrojtur speciet e ndryshme të kafshëve dhe të bimëve, të cilat po vdesin shumë shpejt.
Mbrojtja e habitateve natyrore duke përdorur format e mbarështimit për rritjen e disa specieve të caktuara, mund të sjellë në uljen e normës së shuarjes së planetit dhe në zgjatjen e ekzistencës së jetës.
Bazat e të dhënave Online, aplikimet e smartphone-ve, dhe pajisjet e reja hardware janë duke e bërë më të lehtë procesin për mbledhjen e të dhënave për speciet. Ne mund të moderojmë një perspektivë më të detajuar globale të biodiversitetit të tokës, kërcënimet ndaj saj dhe mënyrës se si ti menaxhojmë ato,- thotë Pimm, drejtuesi kryesor i këtij projekti.