08 Maj 2024

Shtypi gjerman: Serbia nuk e meriton BE-në

Prishtinë, 12 tetor  - Shtypi gjerman vlerëson se Serbia nuk e ka merituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Serbia kurrë nuk e ka merituar statusin e kandidatit për BE”, shkruan “Sueddeutsche Zeitung”, ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” vlerëson se për “përafrimin e Serbisë në BE duhet menduar dy herë, e madje tre herë”.

“SZ” shkruan se Serbia gjendet në konflikt të hapur me një shtet tjetër, ndërsa nuk shfaq angazhim bindës që ky problem të zgjidhet, prandaj Serbia duhet mbajtur larg dyerve të BE-së.

“Beogradi nuk ka alternative, sepse nuk ka ku të orientohet. Një shikim në kartën gjeografike dhe në interesat ekonomike të Serbisë do të tregonte se janë boshe kërcënimet e saj se do t`i afrohet Rusisë ose fazës parademokratike”.

“FAZ” shkruan se BE duhet ta kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë me zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, duke përkujtuar se rasti i Qipros ka dëshmuar se zgjidhja e mëvonshme e problemeve është pamundshme dhe me pasoja për funksionimin e brendshëm të BE-së.

“Pos kësaj, ka dyshime nëse përbërja e brendshme e Serbisë do të jetë në përputhshmëri me BE-në” thuhet më tej në FAZ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)