11 Janar 2025

Shtyhet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

New York, 20 shkurt - Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, e cila është dashur të mbahet më 22 shkurt, është shtyrë për muajin mars, raportojnë mediat në Beograd.

Sipas burimeve të njëjta, data e re e takimit nuk është bërë publike, ndërsa \"vendimin për të do ta sjellë delegacioni rus, i cili merr kryesimin e KS-së, në konsultim me anëtaret e tjera të këtij organi\".

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në raportin e tij tremujor për Kosovën ka thënë se në këtë periudhë janë bërë \"hapa të rëndësishëm përpara\" me ngritjen në nivel politik të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)