12 Janar 2025

Shtyhet nisja e negociatave për MSA-në

Bruksel, 16 tetor - Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule ka shtyrë vizitën e tij në Kosovë për disa ditë.

Ai duhet të vizitonte vendin në 18 tetor dhe në këtë mënyrë të shënonte edhe fillimin e negociatave për MSA-në, Kosovë - BE.

Kjo është konfirmuar nga Zëvendësministri për Integrime Gëzim Kasapolli i cili ka thënë se Fule këtë e ka bërë për shkak të agjendës dhe se vizitën e tij do ta realizojë më 28 të këtij muaji.

\"Ajo çka mund të them sot është se data 18 tetor siç ishte paralajmëruar nuk do të jetë data e nisjes së negociatave për MSA-në, por do të jetë data 28 tetor.\"

\"Kjo, për shkak të agjendës së ngjeshur të Komisionit Evropian dhe komisionarit Stefan Fule, por edhe të institucioneve tona\"- ka thënë Kasapolli për Radio Kosovën.

Ndërkaq Komisioni Europian pritet të publikojë Raportin e Progresit. Këto raporte tradicionalisht janë mjaft negative për Kosovën ndërsa Kasapolli e ka pranuar se çështja më e rëndë që evidentohet në raport është korrupsioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)