12 Janar 2025

Shtyhet afati për regjistrimin e listave serbe

Beograd, 22 gusht - Këshilltari i kryetarit të Serbisë, Marko Gjuriq ka theksuar se është e mundur që lista për pjesëmarrje në zgjedhjet e nëntorit në Kosovë të shtyhet.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që t’iu mundësohet të gjithëve që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor ta bëjnë këtë.

“Te përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare kemi parë gatishmërinë lidhur me afatet (4 shtator) që t’iu dilet sa më shumë përballë përfaqësuesve të bashkësisë serbe. Vendimet konkrete lidhur me këtë do t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Gjuriq për gazetën serbe ‘Politika’.

Gjuriq ka theksuar se Serbia nuk do të pranojë që të marrë pjesë në zgjedhjet me simbole të shtetit ‘të rremë të Kosovës’.

Në pyetjen nëse Beogradi ia del ta heqë stemën Kosovës nga fletëvotimet, a është garanci se stema nuk do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, Gjuriq ka thënë se zgjedhjet e nëntorit janë test për zgjedhjet parlamentare që mbahen në pranverën ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)