23 Dhjetor 2024

Shtohet numri i azilantëve nga Kosova në BE

Bruksel, 10 tetor - Rritja e hezitimit për liberalizimin e vizave për kosovarët po ndodh për shkak të frikës së disa vendeve nga emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës.

Për këtë, ata përmendin edhe shifrat e fundit që tregojnë rritje në përqindjen e kosovarëve në mesin e azilkërkuesve që vijnë në vendet e BE-së.

Këtë javë, mediat në Belgjikë kanë dhënë shifrat për muajin shtator, që tregojnë se, pas shumë vjetësh, kosovarët përsëri përbëjnë numrin më të madh të refugjatëve që kanë ardhur në Belgjikë.

Nga rreth 1000 refugjatë të paraqitur në Belgjikë vetëm në muajin shtator, afro 200 janë nga Kosova. Numri më i madh i azilantëve vijnë në BE, duke u pajisur në mënyrë ilegale me pasaporta të Serbisë dhe duke u transportuar në vendet e BE-së nga grupet e organizuara të kontrabandistëve shqiptarë dhe serbë.

Mbështetësit e heqjes së vizave edhe për kosovarët thonë se heqja e vizave do t’ua lehtësonte vendeve të BE-së mundësitë për t’i kthyer të gjithë ata që qëndrojnë në mënyrë ilegale, sepse heqja e vizave do të vlente vetëm për vizita deri në tre muaj, pa të drejtë pune.

Ndërkaq, gjatë debatit në Parlamentin Europian edhe në paraqitjen e disa deputetëve pas vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, është thënë se duhet gjetur një rrugë që Kosova të përfshihet po ashtu në procesin e liberalizimit të vizave.

Rreth kësaj janë angazhuar raportuesja për Kosovën, Ulrike Luancek, ajo për vizat, Tanja Fajon, shefi i delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan, dhe shumë të tjerë.

Por entuziazmin e eurodeputetëve për nisjen e procesit të liberalizimit të vizave edhe me Kosovën nuk e ndajnë të gjitha vendet anëtare dhe Komisioni Europian, ndonëse thonë se “Kosova nuk do të harrohet”.

Komisioni Europian për faktin se me Kosovën nuk ka nisur ende procesi, e hedh topin në anën e saj, duke thënë se “Kosova nuk është ende gati”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)