Shtohen masat e sigurisë në Hungari
Budapest, 6 maj - Qeveria hungareze njëkohësisht me organizimin e kongresit botëror të çifutëve në këtë vend, ka shtuar masat e sigurisë në Budapest, kryeqytetin e këtij vendi.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve e cila njofton se policia hungareze të dielën shumicën e rrugëve kryesore të këtij qyteti ka vendos nën kontrollin e rreptë të masave të sigurisë.
Kongresi botëror i çifutëve në Hungari zhvillohet në kohën kur anti-semitizmi në këtë vend po rritet për ditë e më shumë.
Sipas hulumtimeve të kryera nga hulumtuesit e universiteteve të Hungarisë, 24% e popullsisë së këtij vendi anëtar i BE-s, kanë ndjenja anti-semitizmi.