23 Dhjetor 2024

Shtiglmajer: BE-ja të shpejtojë dialogun për viza

Bruksel, 17 janar - Udhëtimi pa viza dhe statusi i Kosovës janë dy çështje të ndara dhe hezitimi i disa shteteve për t’i liberalizuar vizat me Kosovën ka të bëjë me frikën nga imigrimi ilegal, thotë analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Aleksandra Shtiglmajer.
 
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shtiglmajer thotë se nëse BE-ja do që të jetë kredibile, duhet të hapë sa më shpejt dialogun për viza me Kosovën.

Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë kredibil, duhet të hapë sa më shpejt që të jetë e mundur dialogun e vizave, sepse në nëntor Komisioni Evropian njoftoi se do të hapë dialogun për vizat së shpejti. Së shpejti nënkupton në njërën nga këto ditë.

Pastaj, si hap i ardhshëm, Komisioni do të duhej t’ia dorëzonte Kosovës shumë shpejt udhërrëfyesin e vizave, që i rendit në mënyrë të saktë të gjitha kushtet që Kosova duhet t’i përmbushë, për të siguruar regjimin e lirë të vizave.

Është e rëndësishme që këto kushte të jenë të njëjta me ato që i kanë marrë 5 shtetet tjera të Ballkanit dhe që Kosova të mos konfrontohet me kushte shtesë dhe të reja, tha Shtiglmajer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)