25 Dhjetor 2024

Shtetet përendimore përgatisin ndërhyrjen në Libi

Paris, 19 mars - Liderat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë, Francës dhe disa vendeve arabe do të takohen sot në Paris, për të diskutuar rreth ndërhyrjes ushtarake në Libi, në bazë të rezolutës së OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij organizmi, Ban Ki-moon, i cili do të jetë gjithashtu i pranishëm në takim, deklaroi se “bota duhet të flasë me një zë të vetëm rreth Libisë”.

Rezoluta e miratuar dje miratoi marrjen e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e libianëve, me përjashtim të pushtimit ushtarak të vendit.

Pavarësisht se një zonë ndalim-fluturimi u aprovua mbi vendin afrikan, avionë ushtarakë u panë mbi qytetin e Bengazit dhe shpërthime u dëgjuan.

Rebelët deklaruan se po detyrohen të tërhiqen përballë fuqisë më të madhe ushtarake të forcave të Gaddafi-t, të cilët ndodhen vetëm 20 kilometra larg bastionit të tyre.

Mediat ndërkombëtare nuk kanë mundur t’i konfirmojnë këto raportime, pasi është e pamundur të afrohesh në zonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)