27 Dhjetor 2024

Shtet e Quintit - Serbisë: Duart larg Kosovës

Beograd, 4 gusht - 5 shtetet e fuqishme të botës, SHBA- Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë dërguar një deklaratë të mërkurën mbrëma Serbisë, në të cilën i është bërë e ditur se nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, që citojnë burime të afërta me qeverinë në Beograd që e ka pranuar këtë qëndrim.

Në të, fuqitë perëndimore propozojnë një formulë të re të kontrollimit të kufijve, që është raportuar se e ka propozuar Robert Cooper.

“Deri më tani në kalimet administrative ka pasur serbë dhe jo shqiptarë që janë ndihmuar nga EULEX-i. Sipas modelit të ri, në të ardhmen aty do të jenë tre serbë, tre shqiptarë dhe dy policë të EULEX-it. Është kërkuar me ultimatum që Serbia të ndalojë kontrollin e veriut të Kosovës nëpërmjet strukturave paralele”, shkruajnë mediat duke iu referuar propozimit të dërguar nga Kuinti.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se Robert Cooper propozoi kontrollin e kufijve nga policë e doganierë shqiptarë e serbë, dhe tha se mund të hyjnë vetura, por jo kamionë me mallra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)