Shqiptaro-amerikani Eddie Egriu kundërshton Brian Higgins në garën për Nju Jorkun
Nju Jork, 11 nëntor - Biznesmeni dhe udhëheqësi i komunitetit, shqiptaro-amerikani Eddie Egriu ka njoftuar se po ndërmerr hapat e parë drejt kandidimit për nominimin e Demokratëve për të kundërshtuar presidentin aktual Brian Higgins në Garën CD 26 të NY 2022 në SHBA.
Të premten në mëngjes Egriu ndau lajmin e komitetit të tij eksplorues dhe tha "së bashku, ne mund të marrim udhërrëfyesin për të shpëtuar shumicën e Kongresit përmes Nju Jorkut dhe të kemi një qeveri që punon për të gjithë njujorkezët dhe të gjithë amerikanët".
Shqiptaro-Amerikani Emin Eddie Egriu është nga personalitet shqiptare më të formuara me ndikim në Buffalo në Nju Jork të Amerikës.
Egriu familja e të cilit janë me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka ndërtuar një personalitet dhe biografi të pasur me angazhime si nga fusha e biznesit, politikës dhe angazhimit unik për kauzën shqiptare.
Emin Eddie Egriu ka ndihmuar në vendosjen e refugjatëve shqiptar në Buffalo të New York duke ju siguruar vendbanim dhe pajisje bazike si mobile, kuzhina e të tjera.
Ai ka qenë këshilltar i Colin Powell së bashku me Joe DioGuardi në negociatat e paqes për krizën në Maqedoni pas luftës në Kosovë në 2021, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC. Emin Egriu themelues dhe drejtues i kompanisë së ndërtimeve ‘Egriu’.
Ai ka qenë pjesë e Bordit Ekzekutiv në ‘Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane’ (Albanian American Civic League) së bashku me me Joe DioGuardi.
Egriu ka qenë edhe koordinator për gjeneralin Wesley Clark në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Ai është themelues ish ish-drejtor në PUSH USA – Programi Unik Shqiptar në ShBA , dhe gjithashtu ka qenë konsultat në platformën ‘Albanian Roots’.
Emin Egriu që është studiues i kulturës dhe religjionit, fletë katër gjuhë anglisht, shqip, italisht dhe spanjisht.
Ai ka ndihmuar shumë biznese fillestare (start-up) përmes të cilave janë krijuar mbi 3000 vende të reja pune në ShBA.
Ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e objekteve të kultit, si xhami dhe kisha.