Shqiptarët janë të diskriminuar në Luginë

Prishtinë, 13 dhjetor - Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës akuzojnë Qeverinë e Serbisë për diskriminim në ndarjen e buxhetit për vitin 2016.
Sipas tyre Qeveria e Serbisë nuk është e interesuar ti ndihmoj në zhvillimin ekonomik të komunave me shumicë shqiptare dhe kjo sipas tyre po dëshmohet edhe në ndarjen e buxhetit.
Deputeti Riza Halimi ka thënë se Qeveria e Serbisë po zhvillon propagandë të rrejshme karshi faktorit ndërkombëtar për gjoja përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve.
Këtu shqiptarët janë të diskriminuar në aspektin ekonomik sepse asnjëra nga komunat nuk realizon asnjë të hyrë nga fondet zhvillimore, subvencionet e ministrive që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të komunave në këtë shtet, thënë Halimi për RTK-në.