Shqiptarët e Luginës së Preshevës padisin shtetin serb
Preshevë, 23 janar - Shqiptarët e Luginës së Preshevës, i ashtuquajturi Grupi i Gjilanit, që u arrestuan në dhjetor të vitit 2008 kanë vendosur të padisin shtetin serb, për shkak të mbajtjes në burg për pesë vjet.
Nëntë shqiptarë u arrestuan dhe dënuan nën akuzën për krime lufte në zonën e Gjilanit, por gjykata në Beograd në një proces rigjykimi vendosi se ata ishin të pafajshëm dhe se nuk kishte dëshmi për të kundërtën.
Arrestimi tyre ka qenë mjaft i përfolur në media, si një prej arrestimeve më spektakolare në Serbi. Por, për lirimin e tyre u raportua pak në mediat serbe.
Disa prej tyre thonë se familjet e tyre kanë vuajtur për mbijetesë, pasi kanë qenë kryefamiljarë dhe nuk ka pasur kush të punojë. Gjithsesi, humbja e tyre është më e madhe.
\"Mua ato të holla nuk m\'i kthejnë prapa vitet, prandaj kësaj çështje do t\'i shkoj deri në fund\", thotë Agush Memishi, ish-i burgosur.
\"Na kanë rrëmbyer dhe ne kemi ndenjur në burg pa bërë asnjë faj\", thotë Ahmet Hasani, një tjetër ish-i dënuar.
Gjykata për krime lufte në Beograd fillimisht i pati dënuar këta persona me 116 vjet burgim.
Ata ishin akuzuar për vrasje, përdhunime dhe keqtrajtime në territorin e Gjilanit dhe në një kamp të UÇK-së. /ina/