Shqiptarët e diasporës protestojnë në Bruksel
Bruksel, 5 shkurt - Me moton Të bashkuar më Luginën e Preshevës, shqiptarët e diasporës protestojnë të shtunën në Bruksel për të ngritur zërin e diskriminimit dhe represionit serb në tre komunat e banuar me shqiptarë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ne me këtë protestë do t`ia bëjmë me dije gjithë Evropës dhe botës se shqiptarët në ato troje, po përjetojnë ditë të rënda, duke iu mohuar çdo e drejtë dhe duke dënuar me notën më të madhe protestuese kundër klikës së kryekriminelit Millosheviq Daqiq-Nikoliq, që me një ushtri të madhe, vodhën Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, në mes të Preshevës, në mes të tokës shqiptare, por ajo tokë, ishte dhe do të mbetet shqiptare e dëshmorët, do të kujtohen përgjithmonë, sepse ata janë ngritur lart në flamurin tonë kombëtarë kuq e zi, theksojnë organizatorët, duke ftuar për masovitet shqiptarë të shtunën në mesditë pranë Place Schuman, para hyrjes së ndërtesës së Parlamentit Evropian.