Shqipëria zbret 18 vende në fushën e korrupsionit
Tiranë, 5 dhjetor - Organizata Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, duke renditur 176 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.
Sipas këtij indeksi, Shqipëria ka shënuar përmirësim pasi ka rënë me 18 vende. Kështu indeksi thekson se Shqipëria ka pësuar rënie të madhe nga viti i kaluar, kur është renditur në pozitën numër 95. Megjithatë të dhënat tregojnë se korrupsioni vazhdon të sfidojë shoqëritë në mbarë botën.
Performancat jo të mira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012 përfshijnë edhe vendet e Eurozonës, të prekura nga kriza financiare dhe ekonomike.
Transparency International ka paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme Evropën që të adresojë rreziqet e korrupsionit në sektorin publik, për të trajtuar krizën financiare.