Shqipëria voton në raundin e katërt për president
Tiranë, 11 qershor - Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë sot do të zhvillohet raundi i katërt i votimit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.
Partia Demokratike në pushtet dhe ajo Socialiste në opozitë, me gjithë negociatat disa orëshe, nuk kanë arritur të pajtohen për një emër konsensual.
Mazhoranca propozoi mbrëmjen e djeshme kandidaturën e Artan Hoxhës, e cila është miratuar pas konsultimeve brenda radhëve të koalicionit.
Kjo kandidaturë nuk u pranua dje nga kreu i PS-së Edi Rama. Pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, ai e cilësoi atë si një kandidaturë e dalë nga oborri i qeverisë.
Në bazë të deklaratave të bërë dje pas takimit nga drejtuesit e mazhorancës, pritet që sot në konferencën e kryetarëve, kandidatura e Artan Hoxhës të marrë 20 firmat për të hyrë në votim.
Në raundin e katërt të votimit, janë të nevojshme 71 vota për miratimi e kreut të shtetit. Ndërkohë që tre raundet e para e bënin të domosdoshme gjetjen e konsensusit, pasi kërkonin 84 vota.