13 Janar 2025

Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në Organizatën Islamike

Tiranë, 17 shkurt  - Qeveria e Shqipërisë ka refuzuar pjesëmarrjen e sivjetshme në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran të Iranit. Në Tiranë, mospjesëmarrja arsyetohet me mungesë buxhetor.


Kryeparlamentari Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës së Organizatës për Bashkëpunim Islamik për pjesëmarrje në sesionin e 9 që mbahen në Teheran.


Kryeparlamentari Ilir Meta është ai që i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konferencën e OBI-it, dërguar nga homologu i tij iranian.
Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.


Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të agjendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, citon “Shekulli”.


Ndryshe, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në sesionin e 7-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku madje është nderuar dhe me një çmim të veçantë.


Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim.


Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por Parlamenti Shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)