Shqipëria pushtohet nga ftohti polar, bora bllokon akset rrugore
Tiranë, 22 shkurt - Pas reshjeve intensive, Shqipëria po pushtohet nga një i ftoht polar dhe njëkohësisht po mbulohet nga reshjet e dëborës.
Mësohet se në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë bora ka shkaktuar problem të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe është dashur pastruesja për të zhbllokuar rrugën.
Ndërkohë në këtë aks ka mbërritur policët e njësisë së Qarkullimit Rrugor, të cilët po bëjnë të mundur qarkullimin normal të mjeteve, si edhe evitimin e ndonjë aksidenti si pasojë e rrëshqitjes në rrugë nga dëbora.
Por probleme nga rreshjet e dëborës ka patur dhe në aksi rrugor Elbasan - Qafë - Krrabë, ku mjegulla ka qënë një tjetër problem për drjetuesit e automjeteve, të cilët janë detyruar të ndezin sinjalet e alarmit si edhe të ecin me shpejtësi fare të ulët.
Duke u nisur nga situate aktuale, policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ecin me normalisht për të shmangur aksidentet në akset e sipërpërmendura.