23 Dhjetor 2024

Shqipëria mund të propozojë ndryshime në Këshillin e Evropës

Prishtinë, 22 dhjetor - Shqipëria mund të propozojë ndryshime në projektrezolutën e cila do të vihet në votim në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në fund të janarit, dhe e cila ka për bazë raportin e zviceranit Dick Marty.

Përfaqësuesja e përhershme e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Margarita Gega tha përmes telefonit se ka ende kohë që teksti i kësaj projektrezolute të ndryshojë.

Megjithatë ajo nuk pranoi të flasë më hollësisht për aktivitetin e misionit shqiptar në Këshillin e Evropës.

Por anëtari i delegacionit të Shjqipërisë në Këshillin e Evropës, Shpëtim Idrizi konfirmon tashmë ërpjekjet e Shqipërisë që bashkë me përfaqësuesit e vendeve tjera të amandamentojnë projektrezolutën.

Idrizi thotë se raporti i Dick Matrtit është antishqiptar dhe synon të hedhë poshtë luftën e drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Ndërkohë edhe deputetët shqiptarë të Kuvendit të Maqedonisë që janë të përfaqësuar në Asamblenë e Pëergjithshme të Këshillit të Evropës thonë se do ta kundërshtojnë projektraportin.

Anëtarja e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, Flora Kadriu thotë se do të lobojë edhe të përfaqësuesit e vendeve tjera të votojnë kundër. Ajo vlerëson se raporti i Dick Martyt është i ulët dhe tendencioz. Sipas Kadriut raporti është bërë me qëllim të njollosjes së luftës së UÇK-së.

Delegacioni i Maqedonisë në Këshillin e Evropës shumë shpejt do të mblidhet për të unifikuar qëndrimet para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës që mbahet në fund të janarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)