Shqipëria mirëpret fundin e mbikëqyrjes në Kosovë
Tiranë, 7 shtator - Ministri i jashtëm Edmond Panariti në hapjen e konferencës me temë \"Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Evropën Juglindore, zgjerimi i BE-së dhe sfidat transatlantike\" , është shprehur se Shqipëria përkrah të gjitha vendet e tjera të Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit europian.
Shqipëria gjithashtu përkrah të gjitha vendet e tjera të Ballkanit ne rrugën e tyre drejtë integrimit në BE. Përparimi i Kosovës në këtë rrugë është mbreslënës. Vendimi i fundit i grupit mbikëqyrës ndërkombëtar për të ndërprerë mbikëqyrjen e Kosovës, është i mirpritur dhe është një provë e qartë e aftësisë së Kosovës për të vazhduar e vetme në rrugën e demokracisë.\"
\"Shqipëri përkrah premtimin e qeverisë së Kosovës se do të finalizojë një projekt gjithpërfshirës për integrimin e serbëve si qytetarë të Kosovës- u shpreh shefi i diplomacisë shqiptare.
Sipas ministrit Panariti veprimi i fundit i grupit të Mbikëqyrjes Ndërkombëtare për ndërprerjen e mbikëqyrjes në Kosovë, është i mirëpritur dhe është provë e qartë e aftësise së Kosovës për të vazhduar e vetme në rrugën e demokracisë.