15 Janar 2025

Shqipëria merr statusin pa kushte

Tiranë, 5 qershor - Komisioni Evropian (KE) rekomandon dhënien e statusit kandidat për Republikën e Shqipërisë.

Në Progres-Raportin e bërë publik dje vihet theksi tek vullneti politik i treguar për të ecur në rrugën e duhur sa i përket çështjeve prioritare që nga lufta kundër korrupsionit, reforma legjislative në luftën kundër krimit të organizuar, por dhe hetimet dhe rezultatet pozitive në luftën kundër trafikut të drogës.

Sipas këtij dokumenti, Shqipëria ka vazhduar të implementojë dhe të konsolidojë reformat e nevojshme të cilat janë të lidhura me BEnë, praktikisht me statusin kandidat.

Më tej janë evidentuar dhe sfidat thelbësore në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian nga reforma e thellë në drejtësi, përforcimi i legjislacionit për deklarimin dhe konfliktin e interesave si dhe rritja e hetimeve proaktive për çështjen e korrupsionit.

Shqipëria ka vazhduar zbatimin dhe konsolidimin e masave në kuadrin e reformave të Integrimit Evropian, sidomos ato që kanë të bëjnë me statusin kandidat.

Ka pasur vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, ndërkohë që reformat strukturore dëshmojnë për një përqasje gjithëpërfshirëse me angazhimin e shumë institucioneve. Janë miratuar reformave të rëndësishme legjislative në luftën kundër krimit të organizuar.

Hetimet kanë gjeneruar rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rëndë.

Shqipëria ka demonstruar përkushtimin ndaj reformës në gjyqësor, kryesisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit. Mbi bazën e konstatimeve të këtij Raporti, Komisioni konfirmon rekomandimin e vet që Këshilli duhet t\'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)