Shqipëria merr statusin e vendit kandidat
Bruksel, 17 tetor - Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Vendimi është dhënë pas analizës së plotë të zhvillimeve në Shqipëri në plot 60 faqe të Progres-Raportit.
E ndërsa konkluzioni është dhënia e statusit të vendit kandidat duke i hapur rrugë hapjes së negociatave të anëtarësimit në dhjetor,komisionari për Zgjerimin, Stefan Fule,ka parashikuar dhe listën e rekomandimevetë reja që duhet të plotësohen nga vendi ynë.
Depolitizomi i administratës publike, forcimi i pavarësisë së institucionevetë drejtësisë, luftë kundër korrupsionit,luftë kundër krimit të organizuar por dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, sidomos të drejtave të romëve dhe e drejta e pronës, janë çështjet përtë cilat duhet të punohet që të ketë hapa pozitivë më tej.
Në Progres-Raport vlerësohet se Shqipëriaka bërë progres në rrugën e sajdrejt integrimit evropian, veçanërisht prioritetet kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për të vazhduar rrugën e reformave kryesore që i ka lënë komisioni në vitin 2010.
Shqipëria, sipas Fules, ka bërë përparime në drejtim të hetimeve penale dhe aksioneve të policisë kundër kriminalitetit dhe organizatave kriminale dhe kundër korrupsionit.Notë pozitive marrin dhe zgjedhjet parlamentaretë 23 qershorit të vitit 2013 që cilësohen të qeta dhe pa probleme.
Zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat rezultuan një fitore e pastër për PS-së, e cila drejtonte koalicionin e Aleancës Evropianepër Shqipërinë, u vlerësuan pozitivisht nga misioni vëzhgues ndërkombëtar.Dorëheqja e menjëhershme e Kryeministrit,i hapi rrugë kalimit të qetë të pushtetit, - thuhet në Raport.
Në kapitullin për kriteret politike, Raporti i Komisionit Evropian vlerëson se Shqipëria ka bërë hapa të tjerë përpara në përmbushjen e detyrimeve të lëna ku përfshihet miratimi me konsensus i ligjit Për shërbimin civil dhe ligji për Gjykatën e Lartë dhe procedurat parlamentare.
Vlerësime pozitive ka dhe për hapat e rëndësishëm për reformën e sistemit gjyqësor, përpërmirësimin e luftës kundër korrupsionit,rritjen e goditjes ndaj trafikut të lëndëve narkotike, ndryshimet në Kodin Penal lidhur me trafikun e qenieve njerëzore si dhe masat antidiskriminim.
Ndërkohë që si gjithnjë vlerësohet si thelbësor, angazhimi konstruktiv i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal.