Shqipëria merr statusin e vendit kandidat
Prishtinë, 10 tetor - Komisioni Europian i rekomandon Këshillit të Europës të japë statusi kandidat për Shqipërinë. Stefan Fule, eurokomisioneri për zgjerimin tha në deklaratën për shtyp se ky status do të jepet me kushtin e përfundimit të reformave.
\"Komisioni Evropian rekomandon që Këshilli duhet ti ofrojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, në varësi të plotësimit të masave kyçe në fushat e reformave të gjyqësorit dhe administratës publike dhe rishikimit të rregullores së parlamentit. Komisioni do ti raportojë Këshillit sapo të arrihet progresi i duhur.\"
\"Në raportin e tij, Komisioni do të marrë gjithashtu parasysh angazhimin e shfaqur nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndëshkimet e këtyre rasteve\".
Komisioni tha ai duhet të marr masa për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të krizës ekonomike globale.