10 Janar 2025

Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Europës

Strasburg, 23 maj - Shqipëria merr sot presidencën e Këshillit të Europës, duke kryesuar për 6 muaj këtë organizatë. Ceremonia e dorëzimit të presidencës nga Britania e Madhe tek Shqipëria do të selinë e këshillit të Europës në Strasburg.

Në cilësinë e tij, si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë shqiptare të këtij organi të rëndësishëm politik të Këshillit të Evropës.

Pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar do të jetë dhe z. Ilir Rusmajli, kryetar i delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentar të KiE-se, si dhe z. Ferdinand Poni, Zëvendësministër i Brendshëm.

Për herë të parë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në 13 korrik 1995, Shqipëria do të marrë kryesinë e Komitetit të Ministrave të organizatës, për periudhën 23 maj -9 nëntor 2012. Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: “Të bashkuar në diversitet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)