Shqipëria mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombtare
Prishtinë, 1 shkurt - Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Selim Belortaja ka theksuar mbrëmë në Beograd rëndësinë e bashkëpunimit rajonal e të forumeve rajonale, dhe është angazhuar që në to të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës.
Në harmoni me rekomandimet e partnerëve kyç ndërkombëtar, Shqipëria mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, iniciativat dhe qendrat, duke e konsideruar pjesëmarrjen e Kosovës qenësore në sfidat e përbashkëta, ka thënë Belortaja në takimin ministror të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që po mbahet në Beograd.