10 Janar 2025

Shqipëria mbështet bisedimet Kosovë - Serbi

Lubjanë, 5 shtator - Shqipëria mbështet dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të gjitha çështjet teknike dhe ka përshëndetur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE mes të dy vendeve. 

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në fjalën e tij në edicionin e 7-të të Forumit Strategjik të Bled-it, në Slloveni ftoi udhëheqjen e re politike në Beograd “të pranojë, në interesin e saj më të mirë, Kosovën e pavarur si një realitet të parikthyeshëm në rajonin tonë dhe të tregojë të njëjtin vullnet të dëshmuar nga Republika e Kosovës për implementimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, si rruga më e mirë për konsolidimin e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”.

“Republika e Kosovës është shndërruar sot në një faktor real paqeje e stabiliteti në rajon, tha Berisha, duke shtuar se kjo u dëshmua qartësisht edhe nga ndërprerja nga ana e komunitetit ndërkombëtar e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së saj”, tha kryeministri shqiptar.

Po ashtu Berisha tha se Qeveria shqiptare përshëndet rolin dhe kontributin thelbësor të EULEX dhe KFOR në lidhje me paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu, ai uroi që në të ardhmen e afërt, disa vende evropiane, anëtare të BE dhe NATO, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, të marrin vendimin e tyre të duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)