02 Maj 2025

Shqipëria kërkon njohjen e Kosovës nga Mongolia

Tiranë, 7 mars - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë për njohjen e Republikës së Kosovës nga Mongolia si një akt kontribues në drejtim të forcimit të stabilitetit të rajonit tonë.

Ai këtë e theksoi në një takim me ambasadorin e ri të Mongolisë në Shqipëri (resident në Romë) Shijeekhuu Odonbaatar.

Kryetari i Kuvendit Meta pasi e uroi Ambasadorin Odonbaatar për paraqitjen e letrave kredenciale, shprehu vullnetin për të çuar marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Mongolisë në një nivel më të lartë shkëmbimesh dhe bashkëpunimi, si në nivelin politik ashtu edhe në nivelin ekonomik.

Meta shprehu gjithashtu vullnetin për thellimin e kontakteve mes dy Parlementeve, duke theksuar se dimensioni i diplomacisë parlamentare ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. (INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)