15 Janar 2025

Shqipëria kërkon nga Gjeorgjia të njohë Kosovën

Tbilisi, 12 qershor - Shqipëria thotë se e mbështet anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO, por ta njohë Kosovën e pavarur. Deklaratën e bëri ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë vizitës në Gjerogji.

Ministrja Kodheli tha Kosova nuk ka krahasim as në Kaukaz apo tjetërkund dhe se përbën precedent të vetëm i së drejtës ndërkombëtare.
 
Gjatë një takimi të veçantë me presidentin e vendit, Glorgi Margvelashvilli dhe kryetari i parlamentit, David Usupashvili ministrja Kodheli kërkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një precedent unik në të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Kodhelit, çdo përpjekje për ta përdorur precedentin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tendencioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)