14 Janar 2025

Shqipëria i vendosë sanksione Rusisë

Bruksel, 20 mars - Shqipëria, Mali i Zi dhe katër vende të tjera që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, i janë bashkuar nismës së unionit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
 
Lajmin e ka bërë publik një deklaratë e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian.Catherine Ashton. Deklarata thotë se Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Moldavia, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranojmë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Në këto sanksione përfshihen pezullimet e udhëtimeve dhe ngrirja e llogarive bankare për një numër të caktuar rusësh dhe zyrtarësh të Krimesë.

Norvegjia dhe Lihtenshtejni, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por bëjnë pjesë në Komuniteti Ekonomik Europian, i janë bashkuar gjithashtu sanksioneve. “Bashkimi Europian i merr në konsideratë këto vendime dhe i mirëpret ato”, tha Ashton në deklaratën e saj.

Sanksionet ndaj Rusisë vijnë pas asaj që Bashkimi Europian e cilësoi si aneksimi i Krimesë. Kjo e fundit mbajti referendumin ditën e diele për bashkimin me Rusinë. Ndërsa Putini firmosi dekretin për njohjen e Krimesë si shtet të pavarur dhe sovran, pjesë të Federatës Ruse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)