23 Dhjetor 2024

Shqipëria i kërkon Spanjës të njohë Kosovën

Tiranë, 2 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, i kërkoi ambasadorit të Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio, njohjen e Kosovës nga Madridi, si një kontribut për paqen, stabilitetin dhe për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit të zhvilluar dje, kryediplomati shqiptar vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Spanja i jep procesit të liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

Bashkëfolësit vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të nismave të tilla si One UN, Aleanca e Qytetërimeve, Bashkimi për Mesdheun, Procesi i Barcelonës, etj.

Ministri Haxhinasto çmoi bashkëpunimin në fushën e diplomacisë kulturore dhe nënvizoi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike. Ai mirëpriti propozimet e palës spanjolle që, gjatë shkëmbimit të vizitave të krerëve të dy qeverive në muajt e ardhshëm, të përfshihen edhe forume biznesi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)