11 Janar 2025

Shqipëria i dorëzon sot presidencën e KiE-së Andorrës

Tiranë, 9 nëntor - Shqipëria dorëzon sot zyrtarisht presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës tek vendi pasardhës, Andora.

Me këtë rast do të zhvillohet në Tiranë konferenca e nivelit të lartë, me temë: “Diversiteti në Evropë – një forcë për të ardhmen” që është edhe aktiviteti përmbyllës i presidencës Shqiptare në KiE-së.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.

Gjithashtu, në Konferencë do të marrë pjesë si i ftuar special përfaqësuesi i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Jorge Sampaio, znj. Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, znj. Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit “Të jetojmë së bashku”, etj.

Në seancën e hapjes, pjesëmarrësit në Konferencë do të përshëndeten edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë gjatë Sesionit të parë të aktivitetit.

Në përfundim të Konferencës, do të zhvillohet edhe ceremonia e  transferimit të Kryesive të KiE-së, nga Shqipëria tek Andorra.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Panariti, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së do të mbajë një raport mbi arritjet kryesore të Presidencës shqiptare, ndërsa Ministri i Jashtëm i Andorrës, Gilbert Saboya Sunyé, do të prezantojë prioritetet e Presidencës andorrene.

Me këtë rast, Ministri Panariti do të dorëzojë në mënyrë simbolike çelësin e Kryesisë së KiE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)