Shqipëria goditet nga një tërmet 4,5 ballë
Tiranë, 24 shtator - Gjatë natës në Shqipëri janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.
Sipas IGJEUM rreth orës 01:25:10 është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellesi 20 km në veriperendim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Sallat e Policisë dhe me shefat e Mbrojtjes Civile në Prefekturën Elbasan nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.
Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.
Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re, ndërsa një vit më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta, njeri në 21 shtator me force 7.4 me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara.
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për tërmetin që lëkundi Shqipërinë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes