11 Janar 2025

Shqipëria feston Diten e Verës

Tiranë, 14 mars - Sot në të gjithë Shqipërinë festohet Dita e Verës ku kryeqendra e festimeve mbetet Elbasani, qyteti ku kjo festë është kremtuar tradicionalisht. 

Aktivitetete të shumta do të zhvillohen në qendrën e qytetit, ndërsa nuk do të mungojë edhe ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës, ballokumja.

Edhe Tirana feston sot Ditën e Verës, festa që mbledh mijëra qytetarë në shëtitoret dhe rrugët e kryeqytetit.  Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për festimin e kësaj dite.

Sipas bashkisë së kryeqytetit axhenda e festimeve do të jetë e ngjeshur dhe secili mund të gjejë këndin që i përshtatet për të gëzuar këtë ditë.

Nën atmosferën e personazheve të dashur për fëmijët të cilat do të sillen nga animatorë profesonistë, do të organizohen lojra për të gjithë fëmijët, në “Parkun Rinia” në qendër të qytetit.

Të gjithë lojrat do të shoqërohen me shfaqjen e Cirkut Kombëtar të Tiranës. Festimet do të kulmojnë në sheshin “Nënë Tereza” me Karaoken që do të organizohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur.

Ndërkohë kryeministri Berisha në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)