23 Dhjetor 2024

Shqipëria e dyta me riskun më të lartë të pastrimit të parave dhe terrozimit

Tiranë, 14 gusht - Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozimit pas Turqisë.

Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër duke u renditur e 41-a me 5.76 pikë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 me një klasifikim më të mirë sesa vendi ynë dhe më pas vjen Serbia në vendin e 54.

Maqedonia renditet tek vendet me riskun e ulët të pastrimit të parave dhe terrorizimit me 3.98 pikë dhe në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126 ndjekur nga Greqia ne vendin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.

Nëse shohim vendet me riskun më të lartë atëherë në vendin e parë është Afganistani si vendi me riskun më të lartë për pastrim parash dhe terrorizëm ndërsa Estonia renditet e 141 si vendi me riskun më të ulët.

Sipas shpjegimit të Institutit të Baselit Indeksi përdor një metodologji krahasuese mes vendeve që bazohet në 16 indikatorë që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Këto kategori përmblidhen në 5 drejtime së bashku me 5 faktorët që konsiderohet se kontribuojnë në riskun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit. 

“Qëllimi i Indeksit të Bazelit është të sigurojë një panoramë të plotë të rrezikut të pastrimit të parave. Prandaj përfshin një gamë të gjerë treguesish, secili me një fokus dhe fushëveprim të ndryshëm. Treguesit mund të shtohen ose hiqen nga Indeksi i Bazelit AML për të pasqyruar ndryshimin e rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit dhe burimet e të dhënave” thuhet në shpjegimin e institutit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)