06 Maj 2024

Shqipëria dënon dhunën në veri të Kosovës

Tiranë, 28 shtator - Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë po ndjek me shqetësim të veçantë dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe në veri të Kosovës, dhe së fundmi, kundër trupave të KFOR-it në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës.
 
Ministria e Jashtme e Shqipërisë mbështet vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj dhe vendosjen e rendit e ligjit në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Gjithashtu në këtë deklaratë i jepet mbështetje, Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, për zbatimin e Marrëveshjes së 5 gushtit dhe 2 shtatorit, për largimin e barrikadave, që cënojnë dhe pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë vlerëson se dhuna kundër trupave të KFOR-it, plagosja e tre shqiptarëve në Mitrovicë, deklaratat destruktive, si dhe bllokimi i bisedimeve teknike Kosovë-Serbi në Bruksel, nuk janë rruga e duhur për të ecur drejt stabilitetit dhe integrimit europian.

Zbërthimi i strukturave paralele e bandave kriminale, prodhues të destabilitetit dhe pasigurinë në këtë pjesë të Ballkanit, është tashmë një detyrë dhe përgjegjësi e qartë e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së, thuhet në këtë deklaratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)