23 Dhjetor 2024

Shqipëri, Konfirmohen tre të vdekur gjatë demostratës

Tiranë, 21 janar - Tre persona kanë humbur jetën gjatë demonstratës së sotme përpara Kryeministrisë. Sipas mediave ne Shqiperi, konfirmohet se është paraqitur i pajetë në spital shtetasi Vezir Veizi, 45 vjeç, nga Gjirokastra i cili ka humbur jetën në Spiatalin Ushtarak.

Ndërkohë që dy personat tjetër janë ende i paidentifikuar.
 
Rreth orës 14 e 15 minuta demonstruesit kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të policisë të vendosura në disa rreshta përpara selisë së Këshillit të Ministrave, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjë që ka sjellë edhe zëvendësimin e policisë së shtetit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat janë përpjekur të mbajnë nën kontroll turmën e irrituar që në mënyrë të vazhdueshme adresonte thirrje për rrëzimin e qeverisë.

Demonstruesit që aktualisht vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë kanë djegur edhe disa makina civile që gjendeshin pranë godinës.

Më përpara ata i kishin vënë flakën edhe një makine policie që gjendej aty pranë.

Ndërkohë zjarri i është vënë edhe një prej palmave që gjenden përpara godinës.

Goditjeve me mjete të forta të turmës, policia u është kundërpërgjigjur duke hedhur bomba me gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e saj, si dhe përdorimin e mjeteve ushtarake me ujë që kanë qarkulluar për të paktën disa minuta në atë pjesë të bulevardit përballë Kryeministrisë.

Viktimë e turmës së irrituar kanë mbetur edhe disa automjete të policisë si dhe automjete private të ndodhura shumë pranë vendngjarjes, të cilat janë shkatërruar nga demonstruesit. Madje, disave prej tyre u është vënë flaka.

Katër policë janë dërguar për në Spitalin Ushtarak, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në sallën e operacionit. 

Mes demonstruesve ishte e vështirë të shquaje ndonjë prej drejtuesve opozitarë, të cilët këtë herë nuk janë vënë në krye të protestës. Madje, ky demonstrim nuk parashikonte as fjalime nga liderët opozitarë.

Një ditë më parë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se opozita nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë, por zgjidhje të re politike që janë zgjedhjet e parakohshme.

Rreth orës 15:00, protestuesit janë zbrapsur dhe rikthyer sërish para selisë qendrore të Kryeministrisë.

Ka të plagosur nga të dyja palët, por deri tani është e vështirë të bëhet një bilanc, për shkak të gjendjes që vijon të jetë e tensionuar.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë reth 20 mijë veta dhe, duke iu referuar policisë, pohon se deri më tash 10 policë janë plagosur, ndërsa shumë vetura janë djegur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)