23 Dhjetor 2024

Shqipëri, Demonstruesit përleshen me policinë

Tiranë, 21 janar - Vetëm pak minuta pas fillimit të protestës në Tiranë janë regjistruar edhe përleshjet e para ndërmjet pjesëmarrësve në demonstratë dhe policisë.

Mësohet se është përdorur edhe gazi lotsjellës, ndërkaq protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit, të grumbulluara përreth ndërtesës së kryeministrisë.

Mediat shqiptare njoftojnë se forcat e rendit u tërhoqën fillimisht nga vendi ku ndodhi përplasja tek selia e kryeministrisë, por pas pak çastesh u rikthyen, nën fishkëllimat e protestuesve.

Televizionet po transmetojnë pamje shqetësuese nga qendra e Tiranës me shtëllunga të tymit. Pamjet rrëfejnë edhe për djegie veturash.

Funksionarë të policisë së shtetit po bëjnë thirrje për qetësi dhe mospërdorimin e dhunës. Selia e Kryeministrisë është e rrethuar nga protestuesit, me forcat e rendit në mes.

Mediat e atjeshme njoftojnë për dy policë të plagosur dhe disa demonstrues.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë publike një deklaratë, ku ndër të tjera thuhet se mbështet çdo lloj forme proteste të popullit, gjithnjë përderisa ato nuk janë të dhunshme dhe respektojnë institucionet.

Por, ambasada amerikane shpreh shqetësimin për deklaratat e fundit nga udhëheqësit shqiptarë dhe vlereson se ato përmbajnë retorikë të papranueshme dhe shprehje dhune, nga e cila nuk fiton populli shqiptar.

"Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë" vlerëson deklarata.

"Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave, për të cilat ka nevojë urgjente", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)