12 Janar 2025

Shqipëri, Basha kryetar i ri i PD

Tiranë, 23 korrik - Në Shqipëri kryebashkiaku aktual i Tiranës Lulzim Basha u shpall sot kryetari i ri i partisë demokratike.

Ai mori 80 përqind të votave të anëtarësisë e cila për herë të parë votoi direkt për zgjedhjen e drejtuesit të saj, që do të pasojë zotin Sali Berisha.

Por zgjedhjet në partinë demokratike u përfshinë nga polemika të forta. Kandidati tjetër në garë Sokol Olldashi foli për një proces të deformuar dhe një garë të pabarabartë mes palëve duke hedhur akuza të forta për hartimin e listave të anëtarëve që u ftuan dje të votonin
 
Ishte kryetari i dorëhequr i partisë demokratike Sali Berisha ai cili njoftoi sot zyrtarisht, fillimisht përmes facebookut dhe më pas nga selia e partisë, edhe fituesin e garës për pasuesin e tij \"zotin Lulzim Basha, i cili u zgjodh, me një votë plebishitare\".

Basha u shpall fitues me 80 përqind të votave ndaj rivalit të tij Sokol Olldashi. Ai mori mbi 32 mije vota, përkundrejt afërsisht 7900 të tilla për zotin Olldashi. Afërsisht ishin 41 mijë, anëtarë që morën pjesë në votim, një përqindje e ulët, nëse mendohet se sipas deklarimeve të vetë demokratëve anëtarësia e tyre shkon në afër 100 mijë vetë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)