Shpërthimi vullkanik krijon ishull të ri në Japoni
Tokio, 22 nëntor - Pas shpërthimit të vullkanit në ishullin e pabanuar Nishinoshima më 29 nëntor, u krijua Ishulli me diametër prej 200 metrash, rreth një mijë kilometra në jug të Tokios, në trevën e njohur, shumë aktive sizmike, të \"Unazës së zjarrtë të Pacifikut\".
Shenjat e para të erupcionit vullkanik janë vërejtur qysh të marten më 19 nentor, kur janë vërejtur retë e dendura të tymit të zi, të përcjellura me shpërthimin e kraterit.
Një ditë më vonë, në afërsi të Nishinoshima është vërejtë edhe një tjetër ishull, ishull i panjohur deri më tani , sipas \"The Guardian\", duke u bazuar në burimet e Associated Press
Vullkanollogu Kiros Ito, i cili e njeh shum mirë këtë zonë aktive sizmike, tha për FNN se është shumë e mundur që ishulli me kalimin e kohës do të zhduket përfundimisht për shkak të erozionit dhe qrregullimeve tektonike .
\"Por mund të mbetët aty aty edhe përgjithmonë, \" tha ai, transmeton Gardian.
Krijimi i këtij ishulli të ri zyrtarët në Japoni e kan përshëndetur si zgjerim të territorit të tyre. Politikani Joshihide Suga shtoi se qeveria nuk duhet të nxitohet në emërimin e ishullit, dhe vuri në dukje se situata të ngjashme kan ndodhur edhe më parë, por ishujt e tillë jan zhdukur përsëri.
Ismet Azizi