11 Janar 2025

Shpërthim në një kompani nafte në Meksikë, vdesin 14 persona

Mexico City, 1 shkurt - Një shpërthim në kompaninë shtetërore të naftës në Meksikë ka marrë jetën e të paktën 14 personave.

Shpërthimi ka ndodhur në selinë e kompanisë shtetërore të naftës, Pemex, në Mexico City, duke lënë 14 të vdekur dhe 100 të plagosur, siç bëjnë të ditur zyrtarë të kompanisë.

Një shpërthim ndodhi në ndërtesën B2 të qendrës administrativ. Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, bëjnë të ditur burimet lokale.

Ndërsa ministri i brendshëm i Meksikës më herët kishte deklaruar se 13 persona kanë vdekur në vendngjarjes ndërsa 1 tjetër ka ndërruar jetë në spital.

Edhe presidenti i vendit, Enrique Pena Nieto dhe kryebashkiaku i Mexico City-t, Miguel Angel Mancera, kanë shkuar në vendngjarje.

Nieto tha se grupet e shpëtimit të Pemex janë duke punuar së bashku me autoritetet e qytetit për të ndihmuar të plagosurit. Presidenti tha se ka udhëruar nisjen e hetimeve për shkaqet e shpërthimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)