Shpërthim në një fabrikë kimike në Kinë
Pekin, 26 shkurt - Në fabrikën kimike të kompanisë Bestchem në qytetin Guiyang, kryeqytetin e provincës kineze Guizhou, ndodhi një shpërthim, në ndërtesë u hapën flakët e zjarrit.
Si rezultat, minimum 5 bashkëpunëtorë të ndërmarrjes u lënduan. Nga territori rreth fabrikës me një rreze prej 1.5 km u evakuuan 20 mijë banorë.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku i shpërthimit ishte rrjedhja e toluenit dhe metanolit. Ekspertët po marrin në rajonin e incidentit mostrat e ajrit dhe të ujit.
Deri më tani ata nuk kanë mundur të regjistrojnë ndotje ekologjike të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Në këtë fabrikë prodhohen piretroide.