Shpërtheu sërish vullkani Lokon në Indonez
Jakarta, 21 mars - Vullkani Lokon në veri të Indonezisë u aktivizua përsëri, duke hedhur nga njëri prej kratereve të tij hi vullkanik në një lartësi prej më shumë se 2 km.
Gjëmimi i shpërthimit ushtoi në një distance prej 6 km. Statusi i rrezikshmërisë së erupsionit të vullkanit Lokon mbetet në nivelin e tretë (atë të parafundit) të alarmit.
Në muajin maj të vitit të kaluar Qendra e Vullkanologjisë shpalli zonë të ndaluar për njerëzit distancën prej 2.5 km nga krateri i këtij vullkani të vogël, por shumë aktiv me lartësi 1.579 metra mbi nivelin e detit.