Shpërthen vullkani në Paqësor, banorët e ishullit në rrezik nga cunami
Wellington, 15 janar - Një vullkan nënujor shpërtheu pranë ishullit të Tongës që ndodhet në oqeanin Paqësor, duke nxitur krijimin e një cumami me valë të mëdha që u përplasen përgjatë bregut.
Nuk ka raporte të menjëhershme për të lënduar apo dëme material pasi komunikimet me autoritetet e këtij vendi të vogël mbeten problematike.
Një video e postuar në mediat sociale tregon valë të mëdha në zonat bregdetare, që cilat vërtiteshin rreth shtëpive e godinave të ndryshme.
Ushtria e Zelandës së Re tha se po monitoron situatën dhe se po qëndron në gatishmëri për të ndihmuar banorët e ishillit.
Imazhet satelitore tregojnë një shtëllungë hiri, avulli dhe gazi, rreth 5 kilometra të gjerë e rreth 20 kilometra të lartë.
Sipas njoftimeve Mbreti Tupou VI i Tongës është evakuuar dhe shumë banorë janë dërguar në zona të sigurta. Ishulli i Tongës ka një popullsi prej rreth 105,000 banorësh.