Shpërthen një ndër vullkanët më aktivë në botë
Havai, 1 tetor - Vullkani Kilauea sërish ka shpërthyer në Ishullin e Madh të arkipelagut Havai.
Qendra për hulumtime gjeologjike e SHBA-së (USGS) tha se shpërthimi ndodhi në kraterin Kalemaumau, ndërsa pamjet tregojnë se ai lëshon llavë dhe sasi të mëdha të hirit vullkanik.
Në njoftim theksohet se shpërthimi nuk kërcënon zonat e populluara dhe se llava mbeti brenda kufijve të Parkut kombëtar të vullkaneve të Havait. Autoritetet paralajmëruan popullatën për pasojat e mundshme të përhapjes së hirit vullkanik.
Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë me shpërthime të shpeshta që nga viti 1983.