15 Janar 2025

Shpërbërja do të fillojë në Kosovë dhe Kroaci

Zagreb, 20 korrik - I moshuar, i lodhur dhe në presion të këshilltarëve, Josip Broz Tito në fillim të viteve 70-ta ka pasur një frikë të madhe të shpërbërjes së vendit.

Që ajo frikë nuk ishte irracionale, tregon edhe rritja e Maspoku-t në Kroaci, dhe pastaj përballja me liberalët serbë. Maspok ishte “pranvera kroate” një lëvizje politike që kishte për qëllim arritjen e një autonomie më të gjerë për Kroacinë brenda ish-RSFJ-së.

Pero Simiq, gazetar dhe autor i librit \"Broz protiv Tita\" (Brozi kundër Titos), në një intervistë tregon rreth asaj nëse Tito, në vitet e fundit të tij kishte skenarin për shpërbërjen e Jugosllavisë, transmeton Telegrafi. Sipas tij, Tito veçse e ndjente një gjë të tillë. “Po, kishte. Ka edhe të dhëna rreth kësaj.

Për shembull, Svetozar Vukmanović Tempo ka lëshuar detajet e bisedimeve me Titon në një tendë në vitin 1978 në Brion. Tempos, duke biseduar për gjëra të pakëndshme që ndodhnin në Jugosllavi dhe se ku ishte dora e shtetit lidhur me këto zhvillime, Tito i kishte thënë ‘Nuk ka më Jugosllavi’”, thotë Simiq.

Sipas tij, ekziston edhe një dëshmi e një mike personale e Titos, Dare Janekovic, gazetare e Zagrebit e cila kishte realizuar një seri intervistash, transmeton Telegrafi. “Ajo, në kujtimet e saj shkroi se në fund të mbretërimit të tij, Tito doli në ishujt Brioni dhe paraqiti të gjitha të vërtetë e rënda në lidhje me ngjarjet në Jugosllavi.

Ajo i kishte thënë se Jugosllavia praktikisht është copëtuar dhe Tito i ishte përgjigjur ‘Kam frikë se keni të drejtë’\", shton Simiq. Sipas tij, atëherë Tito kishe shqiptuar “frazën kyçe”:

\"Kam frikë se diçka do të shpërthejë fillimisht në Kosovë dhe Kroaci\", citohet të ketë thënë ai, gjë e cila edhe ndodhi. Hapi i parë në shpërbërjen e Jugosllavisë filloi në Trepçë, më 1981 dhe 10 vjet më vonë në Kroaci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)