23 Dhjetor 2024

Shpenzimet ushtarake në botë arrijnë në 1.9 trilion dollarë

Gjenevë, 26 prill - Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI) përmes një raporti të publikuar ka njoftuar se shpenzimet ushtarake në botë janë rritur për 2.6 për qind më 2020, në krahasim me një vit më parë.

Shpenzimet ushtarake kanë arritur në 1.9 trilion dollarë, ka thënë ky Institut, ndonëse disa shtete si Kili dhe Koreja Jugore, kanë rilokuar një pjesë të fondeve të ndara për ushtri, në menaxhim të pandemisë së koronavirusit.

Diego Lopes da Silva, një nga autorët e raportit, ka thënë se zhvillimet kanë qenë të papritura.

“Për shkak të pandemisë, mund të besohej se shpenzimet ushtarake do të binin”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve AFP.

“Mirëpo tani mund të themi me siguri se COVID-19 nuk ka pasur ndikim të madh në shpenzimet ushtarake, të paktën më 2020”, ka thënë ai.

Vendet që kanë shpenzuar më së shumti në këtë fushë më 2020 janë: Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rusia dhe Britania e Madhe.

Së bashku, ato janë përgjegjëse për 62 për qind të shpenzimeve globale ushtarake.

Në raport është thënë edhe se vendet anëtare të NATO-s kanë rritur buxhetet e tyre për ushtri në vitin 2020.

Si rezultat, 12 vende të NATOS-s kanë shpenzuar 2 për qind më shumë të bruto prodhimit të tyre të brendshëm në fushën e ushtrisë.

Këto shtetet tani janë në linjë me udhëzimet e aleancës për shpenzime.

Më 2019, vetëm nëntë vende anëtare kanë ndarë fonde siç është synuar.

Instituti me bazë në Suedi përpilon raportin duke u bazuar në informacion zyrtar të qeverisë sa u përket buxheteve për mbrojtje si dhe në burime dhe statistika tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)