Shpallet pavarësia e rajonit Lugansek të Ukrainës
Kiev, 28 prill - Protestuesit e provincës Lugansek të Ukrainës kanë shpallur pavarësinë thuhet në një njoftim të kanalit Rusia Today.
Pas marrjes së godinës së sigurimit kombëtar në këtë provincë protestuesit kanë shpallur krijimin e shtetit me sovranitet të plotë.
Më datë 11 maj është deklaruar mbajtja e referendumit në provincën Lugansek dhe protestuesit kanë paralajmëruar se do të marrin ndihmë nga Rusia në rast të ndonjë sulmi të qeverisë së Kievit.