15 Janar 2025

Shkupi sot me protesta të shqiptarëve edhe të maqedonasve

Shkup, 11 korrik - Në Shkup sot do të mbahen protesta të shqiptarëve dhe në anën tjetër edhe të maqedonasve.

Shqiptarët do të protestojnë lidhur me vendimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin e ashtuquajtur “Monstra”, ndërsa maqedonasit do të protestojnë me moton “Maqedonia e maqedonasve” dhe në mbrojtje të vendimeve institucionale. Protestat janë lënë për të filluar gati në të njëjtën orë rreth orës 14.00.

Ministria e Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në kryeqytet, për të shmangur kontaktin e mundshëm të turmave protestuese. Forca të mëdha policore janë të pranishme në kryeqytet.

Protesta që pritet të jetë masive e shqiptarëve me moton ‘stop diskriminimit dhe drejtësisë selektive’ do të nis nga pjesa e komunës së Çairit, duke vazhduar me marsh protestues.  Protesta e shqiptarëve ka marrë mbështetjen e shumë organizatave dhe asociacioneve shqiptare nga vendi, trevat e tjera dhe diaspora.

Ndërsa protesta e maqedonasve është thirrur për tu zhvilluar para Qeverisë dhe nuk dihen organizatorët e saj.

Lidhur me këto protesta janë bërë apele nga partitë politike, shoqatat dhe bashkësia ndërkombëtare për protesta të qeta dhe për shmangie të dhunës.

Protesta të shqiptarëve pritet të mbahen edhe nëpër qytetet e tjera të vendit, pasi që ka pasur disa thirrje përmes rrjeteve sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)